Do të vazhdojë, por nuk e di se ku. Këto janë fjalët e Francesko Tottit i cili vetëm një ditë më parë i dha lamturën ekipit të Romës. Gjatë një darke me famijarët e tij, miq dhe shokë të skuadrës verdhekuqe numri 10 ka surprizuar jo pak të pranishmit të cilët kanë mbetur gojë hapur nga fjalët e sulmuesit. Totti në fjalën e tij u shpreh” Në fjalimin tim të lamtumirës mungonte një detaj, do të vazhdojë të luajë futboll, por nuk e di ende destinacionin. Pas këtij momente të pranimshit kanë shpërthyer në duartrokitje dhe e mbështsnin idenë e tij.

Ndërkohë drejtori i ri sportiv i Romës, Monchi ka lëshuar një deklaratë ose ndryshe një ftesë në drejtim të Francesko Tottit, ku e fton atë të punojë krahë tij, pasi e cilëson se kontributi ish-kapitenin në rolin e drejtuesit është shumë i rëndësishëm për ecurinë pozitive të skuadrës verdhe kuqe.

“Për Tottin ka një propozim nga drejtuesit klubit, por edhe nga unë personalisht që të bashkëpunojmë krah njëri-tjetrit, por ky është një propozim që ka nevojë për kohë përpara se të japë një përgjigje. Ne jemi në pritje të një konfirmimi nga ana e Tottit.”