Në një intervistë për “Sport Bild”, agjenti gjerman, Volker Struth, që përfaqëson futbollistë si Timo Werner apo Toni Kroos, ka deklaruar se transferimi i sulmuesit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland do të kushtojë shtrenjtë, plot 300 milion euro.

“Besoj se transferimi i tij do të ndodhë në vitin 2022, sepse ka një klauzolë në kontratën e Haaland, që e lejon këtë. Paketa e plotë me pagën për 5 vite dhe komisionin për agjentin do të shkojnë rreth 250-300 milion euro”, la thënë Struth.

Deri më tani transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit është 222 milion euro, shuma që ka paguar PSG-ja për të marrë shërbimet e Neymar nga Barcelona në vitin 2017. Haaland, u transferua tek Dortmundi në vitin 2020 nga Salzburg dhe ka një kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2024/Oversport.tv