Syukuro Manabe, Klaus Hasselmann dhe Giorgio Parisi fituan këtë vit çmimin Nobel në Fizikë “për kontribute në pararojë në kuptimin e sistemeve komplekse fizike të klimës”.

Manabe, 90 vjeç, dhe Hasselmann, 89 vjeç, u vlerësuan për një hulumtim të kryer mbi modelimin fizik të klimës së tokës, ndërsa Parisi, 73 vjeç, për zbulimin e lidhjes mes çrregullimeve dhe luhatjeve të sistemeve fizike në shkallë atomike.

Tre fizikanët kanë kryer studime mbi dukuritë e çrregullta që shqetësojnë botën, por që në pamje të parë duken të rastësishme.

Manabe dhe Hasselmann hodhën parimet e para të njohurive botërore për klimën e Tokës dhe se si njerëzimi po ndikon në të.

Të dy kanë qenë pionerë në përdorimin e kompjuterëve për modelim dhe simulim të aspekteve fizike.

Ndërsa Parisi, ka qenë matematicen, ai shpërblehet kryesisht për kontributet e tij revolucionare në teoritë e materieve të çrregullta.