Një turist në Kinë kapërceu rrethimin e një kopshti zoologjik për të ngacmuar tigrat e bardhë. Ndërhyrja në kohë e stafit bëri të mundur që ai të shpëtonte paqtë.

Ngjarja ndodhi në Parkun e Kafshëve të Egra në Pekin, kur 56-vjeçari, i identifikuar në mediat lokale vetëm me mbiemrin Jiang, doli nga makina shëtitëse dhe kaloi rrethimin duke injoruar thirrjet e personelit të kopshtit.

Ai vrapoi drejt sektorit ku qëndrojnë 11 tigra të egër dhe sipas dëshmitarëve nisi t’i provokojë me të bërtitura.

Kur 5 tigra bënë për ta sulmuar punonjësit e kopshtit zoologjik ndërhynë duke iu tërhequr vëmendjen me ushqim. Jiang u udhëzua të mos lëvizte më derisa të gjitha kafshët u larguan nga zona.

Mbetet e paqartë se përse 56-vjeçari e ndërmori këtë veprim të rrezikshëm.

Autoritetet e kanë arrestuar dhe ndaj tij rëndon tashmë akuza e prishjes së rendit publik.