Rusia pretendon se i ka lejuar civilët të largohen nga qytetet Mariupol dhe Volnovakha për 5 orë këtë të shtunë. Kjo është një përmbledhje e zhvillimeve kryesore që nga fillimi i pushtimit:

○ Numri i viktimave civile mbetet ende i paskatësuar. Agjencia e OKB-së për refugjatët thotë se më shumë se një milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti dhe miliona të tjerë janë në lëvizje.

○ Qyteti Kherson është një nga qytet kryesore në Ukrainë që është momentalisht nën sulmin e ashpër rus. Ky është qyteti ku lumi Dniepër derdhet në Detin e Zi.

○ Raketat ruse synojnë kryeqytetin Kiev dhe qytetin e dytë më të madh Kharkiv. Një autokolonë masive e blinduar që po i afrohej Kievit nga rruga është aktualisht e ndaluar.

○ Porti jugor i Mariupolit është ende nën rrethim dhe trupat ruse po shkojnë drejt porteve kryesore të qytetit me qëllim për të ndërprerë aksesin detar të Ukrainës.

○ Trupat ruse sulmuan centralin bërthamor në Zaporizhzhia të premten. Centrali bërthamor i Zaporizhzhia është më madhi në Europë.

○ Uzina e Çernobilit, ku ndodhi aksidenti bërthamor i vitit 1986, është gjithashtu nën kontrollin rus.

○ Presidenti i Ukrainës Volodymr Zelensky dënoi Perëndimin për refuzimin e zbatimit të zonës së ndalim-fluturimit mbi Ukrainë. Ai iu drejtua vendeve perëndimore se “ukrainasit po vdesin për shkakun tuaj”.

○ SHBA dhe BE nuk po vendosin më sanksione ndaj Rusisë. Nga ana tjetër janë sulmuar oligarkët e ngushtë me Presidentin Putin. Rubla është akoma në zhvlerësim për shkak të kufizimeve që goditën tregtinë, investimet dhe udhëtimet.

○ Mediat e pavarura në Rusi po censurohen pasi Putin miratoi projektiligjin për të dënuar me burg deri ne 15 vite për ata që raportonin lajme të ndryshme nga njoftimet zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes ruse.

○ Kompanitë më të mëdha nëpër botë kanë pezulluar aktivitetet e tyre në Rusi, duke zbatuar kështu sanksionet e vendosura.