Këngëtarja shqiptare e quajtur Vanesa Krasniqi, 18-vjeçare, ka marrë vlerësime dhe duartrokitje nga juria gjatë konkurrimit të saj në “Italia Got Talent”.

18-vjeçarja shqiptare vendosi ta këndojë këngën në versionin “Chipmunk”, duke shkaktuar nota humori te juria dhe publiku.

Për të plotësuar zërin e Bradley-t, Vanesa kërkoi ndihmën e anëtarit të jurisë Frank Matano, i cili i dhuroi një përqafim të ngrohtë vajzës në momentin që ajo tha se kishte shumë emocione, ka shkruar shkruan caffeine.

Një anëtarë e jurisë e pyeti nëse gjithmonë këndonte në këtë verison, por 18-vjeçarja tha se mund ta këndonte këngën edhe me zërin e saj origjinal.

Pasi juria i dha një mundësi të dytë, anëtarët mbetën të habitur nga performanca dhe zëri i saj. /Albinfo.ch