Për tifozin e rastësishëm, kjo gjë mund të mos tingullojë si e rëndësishme. Të mërkurën, në takimin e përmuajshëm, Komisioni Shtetëror i Atletikës së Nevadës, bëri një përjashtim për Floyd Mayweather dhe Conor McGregor-in që të luftojnë me doreza 8oz (226.80g), në vend të dorezave zyrtare që janë 10oz (283.50g).

Deri tani, çdo gjë është normale. Apo jo?

Gabim. “Kjo gjë ndikon shumë në dyluftimin,” tha Dana White, presidenti më i madh i UFC, disa orë më vonë, në një konferencë për të promovuar luftën. Dhe për herë të parë ai nuk po e ekzagjeronte.

Ai shtoi: “Kur ishim në negociatat tona fillestare, ishte diçka për të cilën ata nuk do e diskutonin asnjëherë. Nuk e di se çfarë ka ndryshuar, por jam i lumtur që kjo ka ndodhur, pasi do e bëjë dyluftimin akoma më argëtuese. “

Ndërkohë që kjo mund ta bëjë dyluftimin më argëtues – shumica e ekspertëve duken të bashkuar në mendimin se dorezat e lehta rritin mundësinë që McGregor-i të lëshojë një goditje të rastësishme mbi 40-vjeçarin Mayweather – dhe kjo e bën dyluftimin më të rrezikshëm.

Në vitin 2006, komisioni i Nevadës miratoi rregulla të reja të sigurisë që kërkonin doreza prej 8oz në dyluftime e peshave 66.6 kg (peshë e lehtë) dhe më poshtë, dhe doreza 10oz për peshat më të larta se ajo. Ky rregull nuk ishte shkelur asnjëherë edhe pse ende nuk ka prova të forta për efektet që sjell goditja me doreza më të vogla.

Deri në këtë javë.

Në fakt, kjo e bën luftën aq të rrezikshme saqë Shoqata e respektuar e Mjekëve të Ring-ut, në të vërtetë i kanë shkruar Komisionit Shtetëror të Atletikës së Nevadës, duke u bërë thirrje atyre që të mos bëjnë një përjashtim për të dy burrat.

“Shoqata e Mjekëve të Ring-ut kupton se po merret parasysh ndryshimi i rregullave aktuale, dhe duke bërë kështu, lejohet përdorimi i dorezave 8oz në ndeshjen e ardhshme të boksit midis Floyd Mayweather dhe Conor McGregor,” thotë letra e tyre, e cila mund të shihet më poshtë.

“Ky është një dyluftim që tashmë është vendosur në një klasë specifike të peshës. Nëse nuk ka prova shkencore që mbështesin pikëpamjen se një ndryshim i tillë mund të përmirësojë sigurinë e këtij dyluftimi, ne do ta kundërshtonim që rregullorja aktuale të ndryshohej.”

“Kjo gjë gjithashtu do të krijojë një precedent për dyluftimet e ardhshme.”

Letra e dërguar nga Shoqata e Mjekëve të Ring-ut në NSAC

A e dëgjoi Komisioni i Shtetit të Atletikës së Nevadës? A e rregulluan? Vetëm disa orë më vonë ata miratuan njëzëri një “përjashtim vetëm për 1 rast” për dorezat 8oz që duhej të vishnin, duke zgjedhur të injoronin këshillat e profesionistëve mjekësorë që mendonin se shëndeti dhe siguria e të dyve Mayweather dhe McGregor po rrezikoheshin pa qenë nevoja.

A do të rrezikohet reputacioni i Komisionit Shtetëror të Atletikës së Nevadës? Kjo gjë mbetet për t’u parë?