Stiven Bregu, i riu shqiptar që nuk fliste anglisht ishte braktisur nga trafikantët e qenieve njerëzore në një qytet britanik në moshën 13 vjeçare, por e fitoi betejën për të qëndruar në Angli përmes një peticioni me 100,000 firma.

Adoleshenti i braktisur pranë një rruge tejet të rrezikshme ka fituar të drejtën e qëndrimit në Britani. Stiven Bregu shpëtoi nga dhuna në Shqipëri dhe udhëtoi ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar pesë vjet më parë.

Pa e ditur gjuhën dhe pa asnjë lek në xhep, Stiven u mor nën kujdesin e një familjeje në Bristol dhe u regjistrua në Shkollën St Mary’s Redcliffe, shumë afër me kancelarin britanik Sajid Javid.

Shumë shpejt fitoi simpatinë e të gjithë mësueseve në shkollë me inteligjencën e tij. Por, u tha që do të dëbohej nga vendi sapo të mbushte 18-vjeç.

Familja e tij kujdestare, miqtë dhe vendasit në Bristol u mblodhën për të mbajtur Stiven në vend dhe pas mbledhjes së 100,000 nënshkrimeve për një peticion, atij iu dha e drejta për të qëndruar në shtetin britanik.

Peticioni për të ndaluar ekstradimin e tij tërhoqi mijëra nënshkrime pasi çështja e tij u theksua së pari në mes të qershorit.

Në ditën kur mbaroi provimin e fundit në nivelin A, ai përshkroi përshtatjen ndaj jetës në Bristol, përpara se të lulëzonte të bëhej një anëtar kryesor i komunitetit në Totterdoën dhe në Shkollën St Mary Redcliffe.

Ai u bë mentor i nxënësve të rinj dhe fitoi mbështetjen e kryetarit të bashkisë Marvin Rees pasi mori pjesë në një Program të Udhëheqjes së Qytetit.

Nga mbërritja në fillim të vitit ku nuk fliste fare anglisht, Stiven e mësoi shumë shpejt gjuhën, duke arritur rezultate të shkëlqyera, veçanërisht në Matematikë.

Ai tha se dëshironte të qëndronte në Bristol, ku fitoi një praktikë prestigjioze në një firmë të lartë të administrimit të pasurisë.

Burimi: tpz.al