Anxhela Peristeri me këngën “E çmendur” triumfon në edicionin e 19-të të festivalit “Kënga Magjike”.

Vendi i dytë shkoi për Elhaida Danin, i treti për Fifin.

Muzika dhe surpriza të shumta përshkruan transmetimin e drejtpërdrejtë në ekranin e Tv Klan.

Nata finale dhuroi muzikë dhe një sërë surprizash.

Edhe këtë natë Ardit Gjebrea pati në krah aktorët Besart Kallaku dhe Erion Isai si dhe prezantueset Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla.

Ndër çmimet e dhëna në natën finale nga votat e vetë artistëve mund të veçojmë vokalin më të bukur femëror që e mori Anxhela Peristeri, ndërsa ai mashkull Mentor Haziri.

Çmimi i TV Klan shkoi për Xhesika Polon.

Dueti më i mirë ishte Endri dhe Stefi ndërsa artisti i ri më i mirë John Shahu.

Grupi më i mirë u shpall “NRG Band” dhe çmimi “Çesk Zadeja” iu dha Blerina Brakës.

Kënga e Samanta Karavellës u konsiderua balada më e mirë, ndërsa Elhaida Dani mori çmimin e kritikës.

Burimi /Tv Klan