Duke qenë se nesër është 1 Qershori, dita e fëmijëve, ju mund t’iu përgatisni atyre ushqime të shpejta dhe të shëndetshme që t’i konsumojnë me fëmijët e tjerë teksa luajnë dhe argëtohen. Blogerja e ushqimit Kristi Janku dha sot disa ide përmes rubrikës “Me duart e Kristit” në emisionin “Kush vjen për drekë”.

 

 

Fruta të ngrira me kos, zgjedhja ideale është rrushi, mjedra, boronica apo manaferra. Zgjidhni fruta të vogla dhe lyejini me kos, vendosini në një enë të sheshtë dhe vendosini në akull të ngrijnë plotësisht. Kështu fëmijët do të kenë një snack freskues dhe të shijshëm. Në fund të fundit do të jetë fruti natyral dhe jo një copë akull me koncentratë.

Banane me çokollatë dhe arrë kokosi. Pritini bananet në copëza praktike për fëmijët tuaj dhe lyejini ato me çokollatë dhe arrë kokosi dhe pastaj i vendosni në akull. Për ta lehtësuar situatën ngulni një shkop akulloresh tek bananja që fëmijët ta kenë të lehtë konsumin e tyre.

Mollë me gjalp kikiriku ose bajamesh. Duke qenë se fëmijët janë nazelinj mund t’i joshim me kombinime të ndryshme që ata të ushqehen mirë dhe shëndetshëm. Një ndër ta është edhe molla me gjalp kikiriku.

Smoothie me bazë kosi, i cili do të jetë i konsumueshëm për gjatë gjithë ditës.

Pica me fruta. Merrni biskota të holla, lyejini me kos grek dhe vendosni mbi to fruta të ndryshme.

Burimi/tvklan.al