Edhe këtë vit televizioni kombëtar Klan ka zgjedhur t’i urojë shqiptarët për festat e fundvitit me zërin e fëmijëve.

Qendra Kombëtare e Kulturës, nën drejtimin e Monika Lubonja, në formën e një kartoline ka realizuar një këngë urim të titulluar “Gëzuar”.

Me tekstin e Pandi Laços, kompozim të Adi Hilës, talenti i fëmijëve që aktivizohen pranë kësaj qendre, përcillet më së miri në videoklipin e realizuar nga regjizorja Edlira Baholli.

Në bashkëpunim me Televizionin Klan, Qendra Kombëtare Kulturore  po e kthen në një traditë që ta kurorëzojë punën e çdo viti me klipe të realizuar nga artistët e vegjël.

Burimi | Tv Klan