Qeni është miku më besnik i njeriut dhe këtë e vërteton edhe veprimi i tij i adhurueshëm në videon e mëposhtme.

Matyas po luante në oqean me mbesën e pronarit të tij, kur një dallgë rrëmbeu këtë të fundit. Ai vendosi që loja e të voglës në ujë ishte e rrezikshme, ndaj dhe e tërhoqi në breg, duke e kapur me dhëmbë nga bluza.

 

 

Vajzës iu duk shumë zbavitëse dhe shpërtheu në të qeshura, ndërkohë që “po shpëtohej” nga miku i saj.

Videoja është xhiruar në datën 3 Gusht dhe është shpërndarë në rrjetet sociale, duke arritur 1 milionë shikime.