Merve, Pelin, Arzu dhe Oya janë 4 shoqe të ngushta shkolle.

Një ditë teksa po laheshin në liqen 3 shoqet tallen me Oyan, që të dukej sikur ajo kishte kryer marrëdhënie intime me mësuesin e shkollës Edip.

Edhe pse që të dy ata e mohuan këtë dëshmi, Edip u pushua nga puna ndërsa Oya u zhduk e shkatërruar moralisht dhe duke tentuar dhe vetëvrasjen.

Shumë vite më vonë Oya bëhet një gjinekologe e suksesshme dhe Edip e ndihmoi atë për të harruar të shkuarën.

Pas 20 vjetësh 4 mikeshat ribashkohen… A e ka harruar të shkuarën Oya? Çfarë ka ndodhur me 3 shoqet e saj të ngushta pas kaq shumë vitesh? Kush është krimineli në mbrëmjen e parë që ato ritakohen së bashku?

Një tjetër serial i suksesshëm nga kompania Ay Yapim, një prodhim i jashtëzakonshëm, luksoz dhe triller, me nivele të reja në matjen e audiencës dhe i shpallur seriali më i mirë i vitit 2018.

Me aktorët më të mirë dhe më të famshëm në Turqi.