Të gjithëve na ka ndodhur të paktën një herë që kemi dërguar një mesazh gabimisht.

Pikërisht për të shmangur këtë problem është duke punuar WhatsApp, në mënyrë që të korrigjohet një mesazh, pas pesë minutash që është dërguar.

Ndryshimet priten që të aplikohen së shpejti dhe mendohet se do të funksionojë vetëm tek mesazhet ende të palexuara.

Kur përdoruesit të klikojnë në një mesazh, ndryshimet e reja do të mundësojnë dy opsione shtesë- ‘Edit’(ndryshoje) ose ‘Revoke’(anulojë) mesazhin.

Ndonëse Whatsapp ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar, pranohet se ndryshimi i ri (quajtur unsend) do të jetë aktiv shumë shpejt, por për momentin pritet që fillimisht iOS të përditësohet.