Zbritja në Hënë e ekuipazhit të “Apollo 11” me 20 korrik 1969 ishte kulmi një ëndërre të shumëpritur.

Kjo arritje madhështore shënoi edhe përfundimin e një faze të programit amerikan të hapësirës dhe fillimin e një tjetre. Suksesi i misionit “Apollo 11” hapi perspektiva të reja për misionet e ardhshme të Nasës.

Do të ishte Neil Armstrong njeriu që do të hidhte hapin e parë në sipërfaqen e një trupi qiellor jashtë Tokës. “Një hap i vogël për mua, por një hap gjigand për njerëzimin” do ta cilësonte ai.

Për realizimin e misionit “Apollo 11” do të punonin 400 mijë njerëz.

Një rol të rëndësishëm në të do të kishte inxhinieri i lindur në Shqipëri Wilson Kokalari, emri i të cilit do të shkruhej së bashku me disa emra të tjerë në një pllakë platini që u vendos në sipërfaqen e Hënës.