Xheni vijon të jetë e mërzitur me Benardin, ajo rikthen në vëmendje edhe diçka të cilën e ka shprehur dhe më parë.

“Mua kur më pëlqen, e them, fizikun e ka ‘OK’, por s’ka gjë tjetër është bosh”, thotë Xheni të cilës nuk i del inati me Benardin që tentoi ta puthte e më pas ta mbante me zor në krevat.

“Ndoshta javës tjetër s’më pëlqen Benardi, si do ia bëj unë. Ka dy ditë që më thotë mos bëj kështu, mos bëj ashtu”, shprehet Xheni duke shtuar se “Kur ai s’ka kuptuar deri tani që është 22 vjeç, s’mund t’i kuptojë”, pasi Dona i kërkon t’i lërë më tepër kohë.