Dwayne “The Rock” Johnson u nderua me një yll në “Walk of Fame”, në Hollywood. Gjatë ceremonisë, aktori 45-vjeçar shoqërohej nga partnerja e tij Lauren Hashian, që sapo njoftoi se është shtatzënë, dhe vajza e tyre Jasmine. Gjithashtu, nuk mungonte as kolegu dhe miku i tij, Jack Black.

Tepër i emocionuar, aktori tha gjatë fjalimit në ceremoni se për të ishte një ditë e paharruar: “Nuk e kisha menduar asnjëherë se do të arrija deri këtu. Ju faleminderit për këtë nder”.

Ndërsa në faqen e tij në “Twitter”, Johnson shkroi: “Jam njeri me fat dhe shumë mirënjohës që kam afër familjen, njerëzit e dashur, miqtë dhe fansat për ta ndarë së bashku këtë moment historik”.