Studiuesit britanikë besojnë se mund të ketë një tjetër planet ku mund të jetohet, e konkretisht një planet në afërsi të një dielli që po shuhet.

Nëse konfirmohet, kjo do të ishte hera e parë që një planet potencialisht mbështetës i jetës zbulohet në orbitën e një ylli të tillë, të quajtur “xhuxh i bardhë”.

Planeti u zbulua në zonën e banueshme të yllit, ku nuk është as shumë ftohtë dhe as shumë nxehtë, e përshtatshme për të mbijetuar. Ky lloj vëzhgimi është krejtësisht i ri për astronautët.

Planeti i mundshëm, i cili është 117 vite dritë larg nga Toka, mendohet të jetë 60 herë më afër yllit sesa planeti ynë me Diellin.

Ekipi hulumtues nuk ka prova të forta të ekzistencës së planetit – por lëvizjet e 65 strukturave të madhësisë së Hënës që rrotullohen rreth zonës së banueshme të xhuxhit të bardhë, sugjerojnë se planeti tjetër i jetës ndodhet atje.