75 vjet pas publikimit, libri “Ditari i Anne Frank” vazhdon të mbetet ndër librat më të lexuar ndonjëherë. Një libër që të ngërthen mes frikës dhe shpresës, duke të bërë pjesë të një drame të pafund njerëzore, shfarosja e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në tërë këto vite një pyetje mbeti gjithmonë mister: Kush njoftoi autoritetet gjermane në 1944 në lidhje me vendndodhjen e vogëlushes Anne Frank dhe familjes së saj?

Mbas 77 vitesh kërkim, duket se më në fund kemi një përgjigje. Një ekip kërkimor i udhëhequr nga një veteran i FBI-së Amerikane rifilluan kërkimin duke u mbështetur në teknikat moderne të investigimit për ti dhënë përgjigje pyetjes se kush fshihej pas tradhtisë.

Rezultatet e kërkimit të drejtonin te një njeri, një noter Hebre, bashkëpunëtor i gjermanëve, Arnold van den Bergh, që i drejtoi autoritetet drejt shtëpisë ku fshihej Anne Frank dhe familja e saj.

Studiuesit shprehen se për shkak se ai ishte pjesë e Këshillit Hebre të qytetit të Amsterdamit, që bashkëpunonte me nazistët dhe dinte adresat e atyre familjeve që fshiheshin. Me gjasë ai dha informatat autoriteteve gjermane për të shpëtuar familjen e tij.

Me 4 Gusht 1944 policia zbuloi vendndodhjen e familjes së Anne Frank qw fill pas u depërtua në Auschwitz dhe më vonë në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen ku ajo dhe motra e saj më e madhe Margot vdiqën në Janar 1945, vetëm disa muaj para përfundimit të luftës.

I vetmi i mbijetuar i familjes ishte babi Otto Frank, i cili i mbijetoi Auschwitzit të çliruar nga Rusët dhe më vonë publikoi ditarin e vajzës së tij, që do të përkthehej në më shumë se 70 gjuhë, libri që do të personifikonte vuajtjet e një populli të tërë.