Një zhytës amator në Izrael zbuloi në det një shpatë, e cila mendohet të jetë rreth 900 vjeçare.

Shlomi Katzin gjeti në brigjet verilindore të Izraelit një shpatë rreth një metër të gjatë të mbuluar nga guaska dhe gjallesa detare. Ai ua dorëzoi autoriteteve, të cilat e vlerësojnë atë si një objekt tejet të rrallë.

Shpata mendohet se ka qenë e një kalorësi të kohës së kryqëzatave. Ajo është ruajtur në pjesën më të mirë dhe është kaluar në sektorin e restaurimit.

Ekspertët e historisë në Izrael mendojnë se kjo gjetje do të tregojë më në detaje një pjesë të historisë së mesjetës.

Kryqëzatat u thirrën nga Kisha Katolike mes viteve 1100-1300 si një luftë fetare kundër heretikëve. Synimi kryesor i tyre ishte çlirimi i së ashtuquajturës “Tokë e shenjtë” në Izrael nga sundimi i myslimanëve.