Votuesit zviceranë kanë mbështetur ndalimin e reklamimit të duhanit kudo që të rinjtë mund ta shohin atë. Në fakt, vota Po në referendumin mbarëkombëtar do të çojë në një ndalim të plotë.

Vendimi i fundit do e rreshtojë Zvicrën me fqinjët e saj evropianë, të cilët kanë miratuar rregulla strikte për reklamimin e duhanit vite më parë.

Pavarësisht imazhit të saj miqësor ndaj mjedisit, Zvicra ka rregullat më të diskutueshme për duhanin në Evropë.

Shumë kohë pasi pirja e duhanit në bare dhe restorante u shpall e jashtëligjshme në Britani, Francë ose Gjermani, zviceranët mund ta konsumonin në këto ambiente pa asnjë problem.

E ndërsa në supermarkete, vajza të përzgjedhura reklamonin paketa të cigareve të markave më të fundit.