Sezoni 2019/20 në Bundesligë do të rifillojë më 16 maj dhe do të mbarojë më 27 qershor.
Bundesliga është liga e parë nga pesë ligat kryesore evropiane që e ka marrë pëlqimin për ta rinisur sezonin, që prej se pandemia koronavirus e pezulloi futbollin.
Ky vendim që është bërë i ditur nga presidenti i Ligës Gjermane të Futbollit.
“Lehtësimi i masave kufizuese, nuk do të thotë që koronavirusi nuk merret më seriozisht. Ne kemi nevojë për disiplinë dhe respekt për rregullat, përveç përgjegjësisë personale të secilit“, deklaroi Christian Seifert.
Ky i fundit, theksoi gjatë konferencës për shtyp se ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë, teksa nuk është vendosur akoma në lidhje me propozimin prej 5 zëvendësimesh, pasi pritet vendimi i FIFA-s. Bundesliga do të përfundojë në datat 27/28 qershor.
The Bundesliga countdown is on 🕐🍿 pic.twitter.com/nUGZj4OeD2
— B/R Football (@brfootball) May 7, 2020
Saison-Fortsetzung am 16. Mai: Rückkehr von #Bundesliga und 2. Bundesliga startet mit dem 26. Spieltag ➡️ https://t.co/23LPwB13fT pic.twitter.com/IVKqPP89UP
— DFL Deutsche Fußball Liga (@DFL_Official) May 7, 2020
Ndeshjet e javës së 26-të në Bundesliga janë si më poshtë:
16 maj:
Borussia Dortmund – Schalke 04
RB Leipzig – Freiburg
Hoffenheim – Hertha Berlin
Fortuna Dusseldorf – Paderborn
Augsburg – Wolfsburg
Eintracht Frankfurt – Borussia Monchengladbach
17 maj:
Koln – Mainz 05
Union Berlin – Bayern Munich
18 maj:
Werder Bremen – Bayer Leverkusen