Christian Eriksen është bërë edhe zyrtarisht futbollist i Interit sot.
Christian Eriksen i ka thënë fjalët e para si futbollist i ri i Interit. Mesfushori danez mezi pret ta nisë eksperiencën italiane pas asaj angleze, ku ishte mjaft i suksesshëm.
Futbollisti danez ka nënshkruar kontratë për katër vjet e gjysmë me klubin italian duke i dhënë kështu fund eksperiencës angleze me Tottenhamin.
Menjëhere pas zyrtarizimit Eriksen është shprehur :

“Nuk më pritej të vija këtu. Të jem këtu është e bukur dhe jam i lumtur që jam një futbollist i ri i Interit. Jam mjaft i emocionuar dhe mezi pres t’i takoj tifozët. E kam pasur muundësinë ta ndiej dashurinë dhe ngrohtësinë e tyre. Ishte një pritje fantastike. Ndihem mjaft mirë”, ka thënë fillimisht Eriksen për Inter TV.

Flitet se futbollisti i ka kushtuar Interit afro 20 milionë euro.
Interi po e ndjek titullin e kampionit në Itali dhe Eriksen do të jetë një ndihmesë e madhe për ta arritur këtë objektiv.