Tashmë ka një datë zyrtare për rinisjen e Serisë A. Pas një takimi më pak se një orë mes drejtuesve të futbollit dhe qeverisë italiane, palët ranë dakord duke caktuar 20 qershorin për rinisjen e kampionatit elitar italian.

“Takimi ishte shumë i dobishëm, tani Italia po riniset dhe është e drejtë që të rinisë edhe futbollit. Sot iu ndez drita jeshile protokollit të Federatës,  që konfirmonte detyrimin e karantinës me mirëbesim, në rast të pozitivitetit të ndonjë futbollisti. Nëse kurba e të infektuarve do të ndryshojë (për keq), kampionatin do të pezullohet përsëri. Federata më ka siguruar se ka një plan B, play off-et, dhe një plan C, marrjen të mirëqenë të renditjes aktuale. Pra, mund të themi s kampionati do të rinisë më 20 qershor. Është mundësia që më 13 dhe 17 qershor të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e Kupës së Italisë,”- deklaroi pas mbledhjes ministri Spadafora.

Kalendari i ri do të përcaktohet nga Federata brenda orëve të ardhshme. Këtë të premte është programuar zhvillimi i një asambleje të Ligës së Serisë A. Synimi është që fillimisht të luhen ndeshjet e prapambetura dhe të përfundojë sa më shpejt Kupa e Italisë (finalja do të luhet më 17 qershor). /supersport