Rregullorja e Shorteut të organizuar nga kompania TiBO shpk nga data 07/11/2021 deri në 24/12/2021 dhe shpallja e fituesve datë 26/12/2021 në Sheshin “Nënë Tereza”.
Shoqëria Tibo sh.p.k. kërkon t’ju parashtrojë projektin për Shorteun TiBO, përmes të cilit dëshiron të informojë abonentët ekzistues dhe potencial, se përmes një abonimi ose ri-abonimi të përmuajshëm, 3 mujor, 6 mujor apo 12 mujor, mund të bëhen pjesë e kësaj loje promocionale nga data 7 Nëntor 2021 deri në datë 24 Dhjetor 2021. Fituesit do të shpallen në një event të mirëorganizuar datë 26 Dhjetor 2021, ora 20:00, në Sheshin Nënë Tereza.
Kujdes!!! Abonimet duhet të jenë aktive edhe pas datës 31 Dhjetor 2021.
Kjo lojë promocionale do të ketë një shtrirje kohore prej 47 ditësh dhe pjesëmmarrësit do të fitojnë 40 çmime.
Rregullorja si më poshtë:
Vendndodhja: Në çdo vend ku mund të blesh abonimin TiBO dhe online
Periudha : 7 Nëntor – 24 Dhjetor 2021
Pranueshmëria: Shorteu është i hapur për të gjithë ata që bëjnë një abonim TiBO në TV nga data 7 Nëntor – 24 Dhjetor 2021.
- Për çdo blerës që kualifikohet si pjesmarrës i rregullt në shorte, abonentit do i kërkohen të dhënat personale për regjistrimin në lojë, këto të dhëna do të mblidhen nga data 7 Nëntor deri në datë 24 Dhjetor dhe do printohen në letër. Të gjitha letrat do të mblidhen në një kuti transparente, ku do të përzgjidhen manualisht e në mënyrë rastësore në datë 26 Dhjetor në skenën e eventit Tibo 360֯ , në sheshin Nënë Tereza. Çdo individ që plotëson kushtet për pjesëmarrjen në shorte do të ketë mundësinë për të fituar një nga çmimet në ditën e shpalljes së fituesve.
- Ky shorte do të zgjasë nga data 7 Nëntor deri më 24 Dhjetor 2021 (47 ditë, përfshirë edhe ata që do të abonohen në datë 24 Dhjetor). Kushdo që abonohet do ketë mundësinë të marrë pjesë deri në ditën e fundit. Emrat e fituesve do shpallen në datë 26 Dhjetor Në Sheshin Nënë Tereza, në një event me elementë argëtues dhe koncert, të quajtur “Tibo 360֯”.
- Gjithsej do të jenë 40 fitues të ndarë sipas çmimeve të ndryshme. 9 fitues për çmimet e mëdha, ku përfshihen të gjithë personat që do të bëjnë abonim 12 mujor gjatë kohëzgjatjes së shorteut dhe 31 fitues për çmimet e tjera, ku përfshihen të gjithë personat që kanë blerë abonim, 1mujor, 3 mujor, 6 mujor, 12 mujor dhe kanë abonim aktiv pas datës 31 Dhjetor 2021.
Për detaje mbi secilin çmim referojuni rubrikës së çmimeve më poshtë.
- Vlera monetare që duhet të paguajë pjesmarrësi në lojë është vetëm abonim i përmuajshëm TIBO TV me afat aktiv gjatë 2021, në secilën nga paketat me çmimet që ndryshojnë sipas afatit dhe paketës. Gjithashtu paketa e perzgjedhur nga pjesëmarrësi duhet të jetë aktive edhe pas 31 Dhjetor 2021.
- Kusht për pjesmarrjen është të qënurit abonim aktiv për më shumë se një muaj nga data e mbylljes së
- Në dy tabelat e mëposhtme sqarohen vlerat e abonimeve për të sqaruar shumën që mund të paguajë një abonent për tu bërë pjesë e shorteut:
- Produktet që do të dhurohen do të jenë si më poshtë:
Çmimet e mëdha:
-Makinë e tipit (veturë)
-Tre Paketa udhëtimi 1 javore për pushimet e verës
– TIBO PASS – pasaporta TIBO, 5 abonime 5 vjeçare në platformën IPTV TIBO në paketën (TIBO – OVERSPORT)
Çmimet e tjera:
– Tre paketa pushimesh dy ditore (fundjavë)
-Bileta për të ndjekur LIVE në stadium ndeshjet e Serie A
– Paisje smart home; 1 set kamerash Wireless, 2 smart lock, 1 Doorbell, 1 set IOT smart home
– 5 Beauty packs Dr. Grandel (paketim me produkte estetike)
– Paisje smart 8 (smartphone, tablet, TV)
– 5 Suita TIBO, dyfishim i numrit të paisjeve ku mund të shohësh TIBO
- Për tu bërë e pjesë e Shorteut të fundvitit TIBO mjafton të kryeni një abonim të përmuajshëm, 3 mujor, 6 ose 12 mujor gjatë periudhës 7 Nëntor deri në 24 Dhjetor në cilëndo nga paketat TIBO dhe që kanë abonim aktiv edhe pas datës 31 Dhjetor 2021,me përjashtim të abonimeve mobile.
Për tu abonuar ndiqni hapat e mëposhtme:
-Vizitoni faqen web www.tibo.tv
-Shkoni tek rubrika “Bli”
-Zgjidhni territorin ku banoni, në Shqipëri apo jashtë.
-Zgjidhni një nga paketat
-Zgjidhni afatin e abonimit
-Plotësoni të dhënat personale
-Përfundoni blerjen
Duke kryer këto hapa do të regjistroheni automatikisht si pjesëmarrës në Shorteun TIBO!
- Përzgjedhja e fituesve do të bëhet manualisht gjatë eventit TIBO 360֯ që do të zhvillohet në 26 Dhjetor me aktivitete të ndryshme gjatë gjithë ditës dhe një koncert madhështor përpara hedhjes së shorteut në orën 18:00, në sheshin Nënë Tereza.
- Shorteu dhe shpallja e numrit fitues do të zhvillohet në praninë e një noteri, një perfaqësuesi të Autoritetit të Mbikeqyrjes së Lojrave të Fatit pranë Ministrisë së Financave, përfaqësuesve të Degës Rajonale të Njesise se Tatimpaguesve te Mëdhenj Tiranë të cilët do të njoftohen nga TiBO sipas kërkesave të VKM Nr.196 datë 15.03.2017 si edhe në prani të Komisionit të Lojës së Fatit Promocionale të ngritur me ketë rast nga ana e TiBO shpk.
- Emrat e fituesve do shpallen LIVE në skenë gjatë eventit TIBO 360֯ për të gjithë audiencën prezente. Gjithashtu do të çohen njoftime me anë të e-mail dhe/ose telefonit që abonentët kanë regjistruar me llogarinë e tyre.
!!! Ju lutemi, sigurohuni që gjatë blerjes së abonimit të vendosni të dhënat e sakta, emër, mbiemër, e-mail, numër telefoni. Të gjithë personat që kuakifikohen si pjesmarrës të lojës do të njoftohen paraprakisht me e-mail.
- Organizatori i Shorteut rezervon të drejtën për të verifikuar nëse fituesi i lojës plotëson të gjitha kriteret për pranueshmëri në Shorte. Vendimet e Organizatorit të Shorteut janë përfundimtare dhe nuk mund të pranohen ankesa për çështjet që lidhen me dhënien e çmimeve.
- Shanset për të fituar do të jenë totalisht të rastësishme dhe përzgjedhja do të bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me përzgjedhje të letrave me të dhënat e pjesmarrëse në Sheshin Nënë Tereza. Përzgjedhja e fituesve do të zhvillohet në praninë e një noteri, një perfaqësuesi të Autoritetit të Mbikeqyrjes së Lojrave të Fatit pranë Ministrisë së Financave dhe përfaqësuesve të Degës Rajonale të Njësisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë.
- Duke marre pjesë në këtë Shorte dhe duke plotësuar të dhenat e tyre personale në blerjen e abonimit, pjesëmarrësit autorizojnë Organizatorin për përdorimin e të dhenave të tyre personale, dhe japin miratimin e tyre për përdorimin e të dhënave vetëm për qëllimin specifik të pjesëmarrjes në këtë Shorte.
- Organizatori i lojes promocionale mbledh të dhëna personale për pjesëmarrësit, vetëm me qëllim administrimin e këtij Shorteu.
- Çdo mosmarrëveshje në lidhje me lojën promocionale (duke përfshirë, edhe mosmarrëveshje kur Pjesëmarrësi ka vepruar në përputhje me të gjitha rregullat dhe rregulloret Zyrtare) do të zgjidhet nga Oganizatori i lojës promocionale vetëm në diskrecionin e tij absolut. Të gjitha vendimet e Organizatorit të lojës promocionale do të jenë përfundimtare.
Të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë në përputhje me këto Rregulla, dhe do të konsiderohen se kanë pranuar dhe kuptuar të gjitha rregullat dhe kushtet për pjesëmarrjen në këtë lojë promocionale. Kushtet e këtij shorteu, siç janë përcaktuar në këtë rregullore, nuk janë subjekt i ndryshimit ose kundërshtimit nga pjesëmarrësit në shorte.