Për fleksibilitet në blerje apo abonime, TIBO vjen tek ju në 3 mënyra kryesore:

  • Blerje në Web
  • Blerje në Dyqanet TIBO
  • Blerje nga rishitësit e autorizuar (Distributorët)

Më poshtë detajet për secilën mënyrë:

  • Blerja në Web

Për abonime TIBO TV mjafton të klikoni në www.tibo.tv, më pas të klikoni rubrikën “Bli” dhe të përzgjidhni rajonin nga i cili do të përdorni shërbimet/produktet TIBO. Kujdes! Ju nuk mund ta përdorni abonimin tuaj jashtë rajonit për të cilit e keni blerë.

Midis rajoneve ka një diferencë kryesore: Abonimet TIBO për në Shqipëri nuk rinovohen automatikisht dhe duhen kryer sërish në fund të afatit.

Blerja në web bëhet me anë të kartave të kreditit/debitit, (other).

  • Blerja në Dyqanet TIBO

Pikat e shitjes së TIBO në Shqipëri mundësojnë që ju të shërbeheni nga agjentët tanë të shitjeve për çdo gjë si dhe të shihni direkt ofertat tona.

Prezenca e agjentëve të shitjes siguron që ju të abonoheni në TIBO me të gjithë informacionin që ju nevojitet për të marrë një vendim.

Blerja në dyqane bëhet si me para CASH ashtu edhe me kartat bankare.

  • Blerja nga Distributorët

TIBO e gjeni edhe në distributorë privatë që veprojnë si rishitës të autorizuar të produkteve dhe shërbimeve TIBO në të gjithë botën.

Ata që dëshirojnë të kenë TIBO në prag të derës pavarësisht vendbanimit të tyre kudo që të jenë mund të informohen mbi prezencën e rishitësve dhe ti kontaktojnë ata për tu abonuar në paketat TIBO!

Blerja nga rishitësit bëhet si me para CASH ashtu edhe me kartat bankare.

Për sqarime të mëtejshme kontaktoni shërbimin ndaj klientit.
(Tel: +355 44 314 444; +355 67 6006 767; +355 68 9082 244).

Lexoni gjithashtu: